Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, mirëpret biznesin anëtar më të ri, kompaninë, “Risamont” SH.P.K.

Kjo kompani është themeluar në vitin 2007, ndërsa veprimtaria e saj bazë është në fushën e inxhinierisë elektrike, me theks të veçantë të asaj energjetike.

Ndër vite kompania “Risamont”, ka realizuar projekte të natyrës së furnizimeve me materiale, si dhe implementimin e projekteve deri në lëshimin e tyre në punë.

Fushë veprimtaria e kompanisë “Risamont”, zhvillohet në tre sektor kryesor të energjisë elektrike:

• Projektimi,
• Furnizimi, Implementimi, si dhe
• Mbikëqyrja dhe lëshimi në punë i projekteve në sektorin e energjisë elektrike

Kompania “Risamont” është e specializuar në implementim të projekteve në Rrjetet e Distribucionit dhe të Transmisionit të Energjisë Elektrike.