Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë mirëpret si anëtare të re kompaninë “PROCO Holding”, një grup të fuqishëm korporatash që operon në sektorin e ndërtimit, prodhimit dhe tregtisë, duke mbuluar të gjithë zinxhirin e shërbimeve dhe furnizimit në Kosovë dhe rajon.

Në kuadër të PROCO Holding funksionojnë disa kompani udhëheqëse në treg:

PROBETON – një nga prodhuesit më të mëdhenj të betonit dhe elementeve të betonit, me:

2 fabrika në Prishtinë

1 fabrikë në Gjilan

1 fabrikë për elemente betoni në Viti

PROASPHALT – kompani e specializuar në prodhimin dhe shtrimin e asfaltit, që vepron në Kosovë dhe Shqipëri, me:

Fabrikë asfalti në Viti (Kosovë)

Fabrikë asfalti në Vlorë (Shqipëri)

ZHAVORI Company – prodhues dhe përpunues i materialeve inerte dhe agregateve, furnizues kyç për industrinë e ndërtimit.

PROOIL – kompani e fuqishme në tregtimin e derivateve të naftës me pakicë dhe shumicë, aktive në Kosovë dhe Shqipëri.

FlorinG – importues i çimentos dhe përfaqësues ekskluziv i gjigantit Heidelberg Materials në Kosovë.

Me një rrjet të integruar fabrikash, kapacitete moderne dhe përkushtim maksimal, PROCO Holding garanton cilësi, qëndrueshmëri dhe inovacion në çdo projekt ndërtimor, duke forcuar sektorin e infrastrukturës në Kosovë dhe rajon.

https://proco-ks.com/NewVerzion