Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë

  1. Informata të përgjithshme në baza ditore rreth zhvillimeve ekonomike në vend, përmes postës elektronike
    2. Promovimi i biznesit tuaj përmes publikimit të logos në web-faqen e
    Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë
    3. Pajisje me certifikatë të anëtarësisë në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë
    Kosovë
    4. Ftesë për pjesëmarrje të aktivitetet e Dhomës së Tregtisë (takime të
    përbashkëta, sesione informuese, ngjarje në DhTIK)
    5. Pjesëmarrje në organizimi i takimeve B2B mes bizneseve anëtare
    6. Shfrytëzimi i hapësirave të lira në zyrat e Dhomës së Tregtisë për takime dhe biseda biznesore, promovim të produkteve dhe shërbimeve të biznesit
    7. Promovimi i aktiviteteve dhe eventeve të organizuara nga biznesi në rrjetet
    sociale të Dhomës së Tregtisë (duhet lajmëruar dhe koordinuar me stafin e DhTIK-së)
    8. Lobim për zgjidhje të problemeve sektoriale dhe bizneseve në përgjithësi
    9. Dhënie e konsulencës, këshillave juridike nga stafi profesional në fushën komerciale duke bashkëpunuar me institucionet kompetente
    10. Njoftim me e-mail për thirrje të hapura për grante (asistimi lidhur me
    aplikimin bëhet pasi biznesi konfirmon se ka interes të konkurrojë)
    11. Aranzhim i takimeve me institucione shtetërore dhe agjenci të pavarura, në
    shoqërim nga stafi i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë
    12. Asistencë ligjore në përpilimin e shkresave të ndryshme juridike
    13. Asistim në organizime të eventeve, dërgim i ftesave për pjesëmarrje tek bizneset, institucionet dhe mediat
    14. Përfaqësim i  bizneseve pranë organeve administrative
    15. Lobim për takim me institucionet përkatëse lidhur me kërkesat specifike sipas nevojës së biznesit 
    16. Informim për pjesëmarrje në konferenca, vizita studimore, panaire të
    ndryshme vendore dhe ndërkombëtare (sipas fushës së biznesit përkatës)
    17. Promovim specifik i biznesit në rrjetet sociale të Dhomës së Tregtisë dhe web faqe
    18. Organizim i tryezave të përbashkëta që trajtojnë tema me interes të veçantë në fushën e afarizmit
    19. Ndërmjetësim, përfaqësim në mes të inspektorateve, ATK, Dogana dhe institucione të tjera