Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) është themeluar në fund të vitit 2016 me qëllim kryesor krijimin e një ambienti sa më të mirë për të bërë biznes në Kosovë. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) veprimtarinë e saj e ka të përqëndruar në katër shtylla kryesore të cilat përfshijnë: avokim, zhvillim, shërbime biznesore dhe rrjetëzim.
Deri më tani, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) numëron qindra biznese anëtare të profileve dhe sektorëve të ndryshëm, nga e gjithë Kosova. Ajo që na dallon ne si DHTIK është transparenca financiare në funksionim, meqë rast ne auditojmë pasqyrat tona financiare çdo vit nga një auditor i jashtëm dhe publikojmë raportin në web faqën zyrtare të Dhomës.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) funksionon përmes strukturave udhëheqëse si më poshtë:
Kuvendi dhe Bordi në përbërje të:
- Skënder Krasniqi, Kryetar i bordit;
- Arsim Selmonmusaj, Nënkryetar i bordit;
- Shyqyri Bytyqi, Sekretar i bordit;
- Hamdi Malushaj, Arkëtar dhe anëtar i bordit;
- Diamant Elshani– Anëtar i bordit;
- Idriz Zejnullahu, Anëtar i bordit;
- Hasan Gigollaj, Anëtar i bordit;
- Mentor Sahiti, Anëtar i bordit dhe
- Arben Gashi, Anëtar i bodit;
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë (DHTIK) ka arritur që me punën e saj kontinuale të adresojë dhe të lobojë për shumë probleme të bizneseve pranë institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
Qëllim dhe synim i Dhomës ishte dhe mbetet adresimi dhe zgjidhja e problemeve me të cilat ballafaqohen bizneset gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre, andaj DHTIK në baza ditore organizon vizitat në terren si tek bizneset anëtare ashtu edhe tek ato potenciale, për të parë nga afër problemet me të cilat sektori privat në vend është duke u ballafaquar.
Si Dhomë jemi kujdesur për përmirësimin dhe ngritjen e vazhdueshme të kapaciteteve të stafit ekzekutiv dhe stafit të rrjetit të bizneseve anëtare, prandaj krahas shërbimeve të tjera në mënyrë kontinuale organizojmë trajnime me trajner nga vendi dhe rajoni me përvojë ndërkombëtare.
Ndër trajnimet e fundit të cilat kemi organizuar përfshijnë:
- Raportimet Financiare të Bizneseve;
- Menaxhimi i Burimeve Njerëzore;
- Lidershipi dhe Puna Ekipore;
- Menaxhimi i Kohës dhe Stresit;
- Strategjitë e Marketingut dhe Shitja:
- Marrëdhëniet me Publikun dhe Marketingu Digjital;
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë (DHTIK), njihet si një nga organizatat më bashkëpunuese në vend dhe në rajon. Një nga shërbimet kryesore që Dhoma ofron për bizneset është rrjetëzimi dhe lobimi në tejkalimin e barrierave të hasura gjatë bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar. Për ta arritur këtë, DHTIK ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi edhe me Dhomat nga rajoni, duke përfshirë:
- Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore;
- Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë;
- Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë;
- Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë të Qarkut të Vlorës;
- Oda Sllovene në Kosovë;
- Oda Tregtare Kosovaro Turke;
Ndërsa, niveli i lartë i papunësisë dhe vështirësitë që hasin bizneset për të gjetur staf të kualifikuar kanë bërë që DHTIK të bashkëpunojë edhe me universitete në mesin e të cilave përfshihet edhe:
- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”;
- Fakulteti Ekonomik;
- Fakulteti Juridik;
- Fakultetin i Bujqësisë dhe Veterinarisë;
- Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike;
- RIT – Universiteti Amerikan i Kosovës,
- Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike;
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë (DHTIK), ka në përbërje një staf shumë të motivuar dhe profesional, i cili e do punën dhe gjithmonë jep më të mirën për të përmbushur objektivat në kohë. Ekipi i DHTIK ka dëshmuar se mund të planifikojë, krijojë dhe zhvillojë konferenca rajonale, takime B2B me bizneset e vendeve të rajonit dhe të përfundojë hulumtime të ndryshme në lidhje me nevojat e biznesit për të përmirësuar bashkëpunimin dhe për të krijuar një mjedis më të mirë për të bërë biznes. Në kuadër të së cilës përfshihen edhe konferencat me karakter rajonal si “Ndikimi Ekonomik dhe Pasojat e Krizës” dhe “Promovimi i Investimeve Rajonale”.
Sa i’u përket projeketeve dhe granteve, DHTIK ka implementuar me sukses dy projekte me Fondin e Ballkanit Perëndimor, të cilat arritën të sigurojnë bashkëpunim dhe komunikim të qartë dhe shumë konciz gjatë zbatimit të projektit me WBF si donator. Cilësitë udhëheqëse të Dhomës janë të jashtëzakonshme në krijimin dhe zgjerimin e partneriteteve në të gjithë rajonin dhe më gjerë.
DHTIK duke qenë serioze dhe e përkushtuar në punën e saj, është e gatshme të japë kontributin e saj maksimal në zbatimin dhe përmbushjen e misionit të saj me qëllimin e vetëm zhvillimin, avancimin dhe lobimin për eleminimin e barrierave për bizneset, të cilat janë lokomotivë për zhvillimin e ekonomisë dhe vendit.
Me qëllim që nevojat dhe kërkesat e bizneseve të përmbushen maksimalisht Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK), ka themeluar brenda saj edhe departamentet specifike si: Departamenti Ligjor, Departamentin për Media, Departamentin e Financave dhe Departamentin e Komunikimit me Bizneset.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë (DHTIK), dallohet për një staf me energji pozitive, shumë bashkëpunues dhe profesional, i gatshëm për të mbështetur bizneset në çdo sfidë, rrjetëzim, dhe sjellje të ideve të reja e kreative.