Pjesë e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) ndër vite është biznesi “Muqa Solar”, që veprimtari kryesore ka promovimin e energjisë efiçiente.
“Muqa Solar” është kompani kosovare e cila merret përveç me promovimin e energjisë efiçiente, po ashtu bënë edhe shitjen, monitimin dhe instalimin e produkteve solare. Ka pronar Xhevat Muqa dhe si kompani “MUQA” funksionon që nga viti 2001, ndërsa si “Muqa Solar Company” funksionon që nga viti 2012.



Kompania në fjalë është përfaqësuese edhe e shumë kompanive ndërkombëtare në mesin e të cilave Kompanisë Austriake “SONNENKRAFT” që nga viti 2008, Kompanisë Gjermane “EFFEKTA” që nga viti 2012, Kompanisë Sllovene “GL Charge” që nga viti 2022, Kompania Zvicrane “STUDER INNOTEC” që nga viti 2023, Kompania nga Danimarka “DEIF” që nga viti 2023 dhe jo vetëm.
Për më shumë informacione rreth kompanisë, klikoni linkun në vazhdim: