Skip to main content

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë

Kompania e njohur Medifab është anëtarja më e re e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, duke iu bashkuar komunitetit të bizneseve që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe avancimin e sektorit privat në vend.

Kompania është e specializuar në prodhimin dhe furnizimin me produkte njëpërdorimshme me standarde të larta higjienike, duke ofruar një gamë të gjerë produktesh për sektorë të ndryshëm të industrisë dhe shërbimeve.

Në portofolin e saj përfshihen përparëse njëpërdorimshme, maska mbrojtëse, doreza nitrili, kapela higjienike, mbulesa për krahë, këmisha për vizitorë dhe produkte të tjera që përdoren gjerësisht në industrinë ushqimore, laboratorë, sektorin e shërbimeve dhe ambientet profesionale.

Medifab është prodhuesi i vetëm në Kosovë për kalaqe njëpërdorimshme.

Misioni i kompanisë është të ofrojë produkte cilësore që garantojnë higjienë, siguri dhe praktikë në përdorim, duke u ofruar klientëve një zgjidhje të plotë furnizimi në një vend të vetëm.

Përmes përzgjedhjes së kujdesshme të materialeve, kontrollit të vazhdueshëm të cilësisë dhe bashkëpunimit me partnerët, kompania synon të kontribuojë në krijimin e ambienteve më të pastra, më të organizuara dhe më të sigurta për bizneset dhe profesionistët.

Vizioni i Medifab Global është të shndërrohet në një nga kompanitë më të besueshme në rajon në prodhimin dhe furnizimin me produkte njëpërdorimshme, duke zgjeruar vazhdimisht gamën e produkteve, duke investuar në inovacion dhe duke ndërtuar partneritete afatgjata me klientë dhe distributorë.

Për më shumë: www.medifabco.com