Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Skender Krasniqi, i shoqëruar nga anëtarja e Bordit, Aida Selimi-Shabani, kanë takuar kryetarin e Unionit të Afaristëve Vizioni për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Xhelal Memeti.

Në këtë takim është diskutuar për angazhimet e dyja organizatave respektive në ndihmë biznesit dhe zhvillimit ekonomik.

Kryetari Krasniqi ka shprehur gatishmërinë e DhTIK-së për të rritur bashkëpunimin dhe krijimin e mundësive për rrjetëzimin e bizneseve.

Ndërkaq, kryetari i Unionit të Afaristëve Vizioni për PMB, Xhelal Memeti, ka falënderuar kryetarin Krasniqi për pritjen dhe për gatishmërinë për bashkëpunim.