Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) në bazë të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212, Neni 8, shpallë konkurs për Zyrtar për Komunikim me Biznese, përmes platformës Superpuna.
Nëse jeni të interesuar për një ambient pune të ngrohtë dhe miqësor, jeni kreativ dhe bashkëpunues, jeni fleksibil në punë dhe i përshtateni natyrës së punës qoftë në mënyrë individuale apo grupore, atëherë ju inkurajojmë të aplikoni në pozitën që Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) ka hapur.
Disa ndër detyrat dhe përgjegjësitë:
- Vizita në terren tek bizneset anëtare dhe ato me perspektivë të anëtarësimit;
- Angazhimi në telefonata dhe rrjetëzime të përditshme për të krijuar një rrjet solid të anëtarëve;
- Përmbushja e kuotave mujore të shitjeve të caktuara nga Drejtoresha Ekzekutive;
- Anëtarësimi i bizneseve të reja në DhTIK;
- Monitorimi i vazhdueshëm i pakove të anëtarësisë me synim rritjen e të ardhurave të përgjithshme të DhTIK;
- Zgjerimi dhe përmirësimi i njohurive mbi komunitetin e biznesit në Kosovë, agjendën e politikave të DhTIK dhe shoqatat e tjera të biznesit;
- Pjesëmarrja dhe mbështetja në ngjarjet e rrjetëzimit për të ndihmuar shitjet e DhTIK dhe për të zgjeruar rrjetin e kontakteve;
- Informimi i bizneseve anëtare rreth zhvillimeve në vend dhe raportimi për kontaktet e kryera;
- Organizimi i takimeve të ndryshme sipas programit të DhTIK;
- Përfaqësimi i DhTIK në funksione zyrtare të nivelit të lartë me kërkesë nga eprorët;
- Komunikimi me zyrtarë të shtetit rreth zgjidhjeve që kërkojnë bizneset dhe delegimi në nivele më të larta sipas nevojës;
- Konsultimi me Departamentin Ligjor për kërkesat e bizneseve;
- Pjesëmarrja në implementimin e projekteve ndërkombëtare të DhTIK dhe raportimi i nevojshëm;
- Raporti i aktiviteteve dhe koordinimi me kolegët për prioritetet;
Kualifikimet e preferuara:
- Person shumë i organizuar, artikuluar dhe orientuar drejt rezultateve;
- Mbi 2 vjet përvojë në shitje;
- Preferohet diploma BA;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe të prezantimit;
- Aftësi për të menaxhuar marrëdhëniet ekzistuese me biznese;
- Aftësi për të bashkëvepruar profesionalisht me një grup të ndryshëm njerëzish të biznesit nga kompani të vogla, të mesme dhe të mëdha nga të gjitha industritë;
- Interes i fortë për zhvillimin ekonomik të Kosovës;
- Njohuri me Microsoft Word, Excel, dhe PowerPoint;
Benefitet:
Pagë konkurruese që reflekton përvojën dhe aftësitë tuaja;
Mundësi për trajnime të ndryshme për të zhvilluar aftësitë tuaja profesionale dhe për të avancuar në karrierën tuaj;
Përveç pagës bazë, do të përfitoni bonuse të bazuara në performancën e shitjeve, duke ju motivuar të arrini dhe tejkaloni objektivat tuaja;
Aplikimi për të gjithë të interesuarit mund të bëhet përmes adresës dhtikosove1@gmail.com.
Përveç pages, fakti që kjo pozitë gjeneron bonus është një motivim shtesë për të arritur sukses në promovimin e bizneseve anëtare dhe në të gjitha detyrat e tjera të këtij roli.