Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) në bazë të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212, Neni 8, shpallë konkurs për praktikantë/punë praktike, përmes platformës Superpuna.
Nëse jeni të interesuar për një ambient pune të ngrohtë dhe miqësor, jeni kreativ dhe bashkëpunues, jeni fleksibil në punë dhe i përshtateni natyrës së punës qoftë në mënyrë individuale apo grupore, atëherë ju inkurajojmë të aplikoni në dy (2) pozitat që Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) ka hapur.
Disa ndër detyrat dhe përgjegjësitë:
• Përgatitja dhe caktimi i takimeve për stafin senior me biznese;
• Raportimi mbi kontaktet e zhvilluara dhe progresin e tyre;
• Përkrahje administrative dhe teknike për stafin e DhTIK;
• Përkrahje e stafit të DhTIK me përkthime të dokumenteve në Gjuhë Angleze dhe Shqipe;
• Vëmendje e veçantë në promovimin e bizneseve anëtare të DhTIK në të gjitha sferat;
• Përgatitja e dokumenteve, e-maileve, postimeve etj;
• Komunikon dhe viziton kompani të ndryshme lidhur me anëtarësi;
• Ndihmon stafin senior në mbledhjen e informacioneve për formulimin e projekteve;
• Përditësimi i informacioneve në databazën e bizneseve anëtare të DhTIK;
• Ndihmon në organizimin e eventeve të ndryshme biznesore;
• Kryerja e detyrave te tjera të arsyeshme që kërkohen nga mbikqyrësi;
Aplikimi për të gjithë të interesuarit mund të bëhet përmes platformës SUPERPUNA.
Linku për aplikim: https://bit.ly/3KzpAIt