Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë

Kompania lidere e tregut të karburanteve në Kosovë dhe rajon, Ex-Fis, është anëtarja më e re e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë.

E themeluar në vitin 1991, kompania Ex Fis me seli në Prishtinë është pozicionuar si një nga akterët kryesorë në tregtinë dhe furnizimin me produkte të naftës në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

Me një rrjet prej 50 pikash shitjeje në Kosovë dhe shërbime të avancuara në fushën e Aviacionit dhe sherbimeve Ushtarake, Ex Fis vazhdon të zgjerojë ndikimin e saj në sektorin e derivateve ne Ballkan dhe më gjerë.

Një nga arritjet më të mëdha të Ex Fis është nënshkrimi i një kontrate pesëvjeçare me NATO-n për shërbime globale të furnizimit me karburant, me vlerë rreth 1.87 miliardë euro – një dëshmi e kapaciteteve të kompanisë për të përmbushur standardet më të larta ndërkombëtare.

Ex Fis operon me një portofol të gjerë produktesh si naftë, benzinë, kerozinë, gaz, mazut dhe bitum.

https://www.exfis.com