Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë

Kompania për ofrimin e shërbimeve telefonike “Clear Line” SH.P.K. nga Gjilani, është pjesë e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë.

Kjo kompani që është investim i mërgimtarëve tanë dhe përbëhet nga një ekip të përkushtuar e profesionist duke i mbështetur klientët qofshin shërbime hyrëse apo dalëse.

“Clear Line” SH.P.K. është e specializuar në ofrimin e zgjidhjeve të qendrave të thirrjeve të klasit botëror që përfshijnë shërbimin ndaj klientit, mbështetjen teknike, thirrjet për shitje dhe mbështetje me shumë kanale për industri të ndryshme. Me fokus në qartësinë dhe efikasitetin, ekipi i përkushtuar siguron që çdo ndërveprim të trajtohet me profesionalizmin maksimal, duke përmirësuar marrëdhëniet e biznesit me klientët dhe duke nxitur suksesin e biznesit.

Kompania ofron mbështetje gjithëpërfshirëse që përfshin përgjigjen ndaj pyetjeve, zgjidhjen e ankesave dhe menaxhimin e reagimeve të klientëve. Stafi është i përgatitur për të përmbushur një gamë të gjerë nevojash të klientëve, duke siguruar që çdo telefonues të marrë një përvojë të personalizuar.

Përpos punëtorëve të kualifikuar dhe numër të madh të kompanive të kënaqura me shërbimet e tyre, “Clear Line” është vlerësuar me shumë çmime ndërkombëtare, derisa aktivitetet e saj janë të shtrira në disa vende të botës.

https://www.clearline.info