ATEC është kompani e specializuar në konsulencë të pavarur në inxhinierinë e softuerit, e fokusuar në ndërtimin, mirëmbajtjen dhe modernizimin e sistemeve që kërkojnë zgjidhje afatgjata dhe të qëndrueshme teknologjike.
Ekipi i ATEC përbëhet nga inxhinierë me përvojë shumëvjeçare në bashkëpunim me kompani dhe organizata të njohura në Evropë, si: Société Générale, Ageas, PartnerRe, Total dhe Govoyages.
ATEC ofron shërbime në disa fusha kryesore:
• Zhvillim të softuerëve sipas kërkesave të klientëve;
• Mirëmbajtje dhe mbështetje për aplikacione kritike biznesore;
• Konsulencë dhe arkitekturë në teknologjinë informative, me fokus në modernizimin dhe optimizimin e sistemeve ekzistuese.
Kjo kompani synon të ofrojë zgjidhje të besueshme dhe të qëndrueshme, të përshtatura me nevojat afatgjata të organizatave dhe bizneseve.