Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë mirëpret kompaninë “Endriti EEA” si anëtaren më të re të familjes së madhe.

“Endriti EEA” është kompani investuese e themeluar nga z. Afrim Sejdiu, e cila vazhdon traditën e suksesit të kompanisë paraprake Endriti sh.p.k., lider në shërbimet e transportit në Kosovë.

Me projektet e saj madhore, përfshirë ndërtimin e 8 objekteve banesore dhe një qendre tregtare me standarde moderne, Endriti EEA synon të kontribuojë në zhvillimin urban duke ofruar një kompleks modern banesor me sipërfaqe prej 96,573 m² nga të cilat 68,449 m² janë hapësira banimi me 575 banesa të cilësisë së lartë, qendër tregtare me 11,904 m² dhe 155 lokale afariste.

Kompleksi ofron parkingje të mjaftueshme.

Gjithsej 660 parkingje nën tokë, plus 107 parkingje mbi tokë.

Endriti EEA vazhdon traditën e të qenit lider në projekte madhore e mbi të gjitha unike, duke i realizuar me përkushtim dhe pasion, duke mundësuar një jetë të ndritur, pa bërë asnjëherë kompromis në cilësi, duke u bazuar në normat e një jete moderne.

www.endritieea.com