Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë

Drejtues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë vizituan kompaninë e njohur të marketingut SIMS, një nga kompanitë anëtare të Dhomës.

Gjatë takimit u diskutua për aktivitetin e kompanisë SIMS, projektet aktuale dhe planet për zgjerim në të ardhmen.

Drejtori i kompanisë, Shpat Komoni, prezantoi sfidat me të cilat përballet sektori, si dhe mundësitë për rritje dhe bashkëpunim me institucione dhe kompani të tjera.

Nga ana tjetër, drejtori ekzekutiv i Dhomës, Kushtrim Ahmeti, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me kompanitë anëtare, duke ofruar mbështetje në promovimin e tyre, krijimin e lidhjeve të reja të biznesit dhe përfaqësimin e interesave të tyre në nivel institucional.