E&E Consulting është kompani vendore konsulente me mbi 23 vjet përvojë në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural në Kosovë, derisa është e angazhuar edhe në projekte në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.
Kompania ofron shërbime profesionale për sektorin agro-ushqimor, duke mbështetur fermerët, përpunuesit, eksportuesit dhe bizneset e tjera në zinxhirin e vlerës.
Me mbi 20 vjet përvojë në zbatimin e standardeve të sigurisë ushqimore dhe sistemeve të menaxhimit të cilësisë, E&E Consulting ndihmon kompanitë në implementimin dhe certifikimin e standardeve ISO.
Gjatë veprimtarisë së saj, kompania ka bashkëpunuar me institucione vendore dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë projekte të financuara nga USAID, Bashkimi Evropian, FAO, GIZ, BERZH dhe IFC.

Shërbimet e saj përfshijnë planifikimin, zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin e projekteve, studime fizibiliteti, trajnime dhe konsulencë biznesore.
Përveç sektorit të bujqësisë dhe ushqimit, E&E Consulting ofron shërbime edhe për industrinë e drurit, mobilieve, tekstilit, përpunimit të metaleve dhe sektorin e IT-së.
Kompania udhëhiqet nga themeluesi dhe drejtori i përgjithshëm, Zijadin Gojnovci, Inxhinier i Bujqësisë me diplomë Master në Menaxhim Bujqësor dhe Lidership Ndërkombëtar.
Për më shumë: www.eandeconsult.com