Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë

Fabrika e tullave “Brickos” SH.P.K. është anëtarja më e re e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë.

Ajo është njëra ndër fabrikat e para të prodhimit të materialeve ndërtimore nga argjila e pjekur.

Me një histori të pasur dhe traditë që daton që nga maji i vitit 1929, “Brickos” përfaqëson përkushtimin, cilësinë dhe qëndrueshmërinë në prodhimin e materialeve ndërtimore nga argjila e pjekur.

Për dekada me radhë, kjo fabrikë ka qenë pjesë e zhvillimit të sektorit të ndërtimit dhe një shtyllë e rëndësishme e industrisë vendore.

Nga Prilli i vitit 2002, fabrika komercializohet nga NTPSH “Vëllezërit Borovci” dhe funksionon si e tillë deri në Mars të vitit 2007, kur edhe privatizohet nga e njëjta. Nga Nëntori i vitit 2009 funksionon me emrin e ri “Brickos” sh.p.k.

Sot, “Brickos” vazhdon të jetë sinonim i cilësisë, besueshmërisë dhe traditës në tregun vendor, duke ofruar produkte të standardeve të larta për nevojat e ndërtimit modern.