Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka mirëpritur dy anëtarë të rinj në Bordin e saj: Nijazi Musliu dhe Faton Nuredini.
Gjatë takimit, kryetari i Bordit, Skender Krasniqi, prezantoi historinë e Dhomës dhe angazhimin e saj rreth një dekadë në mbështetje të bizneseve dhe zhvillimit të ekonomisë së Kosovës.
Ai theksoi se, falë punës së Dhomës, bizneset vazhdojnë të kenë një përfaqësim dinjitoz, ku numër i madh i sfidave dhe problemeve kanë arritur të zgjidhen.
Nga ana tjetër, drejtori ekzekutiv Kushtrim Ahmeti i informoi anëtarët e rinj për aktivitetet aktuale dhe planet e organizatës për këtë vit.
Ndërkohë, dy anëtarët e rinj shprehën gatishmërinë për të kontribuar në punën dhe zhvillimin e mëtejmë të Dhomës.