Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës (DHTIK), në bashkëpunim me Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, ka realizuar një seri takimesh me biznese vendore me qëllim promovimin e bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë, në kuadër të projektit GreenWB – Sustainable Living Labs for Regional Entrepreneurial Cooperation.
Gjatë këtyre vizitave, u zhvilluan takime me kompani si:
KonSoni-M SH.P.K.
Newco Integj L.L.C.
Eurocable SH.P.K.


Fokusi i diskutimeve ishte prezantimi i konceptit të Sustainable Living Labs, si dhe identifikimi i mundësive konkrete për bashkëpunim ndërmjet universiteteve dhe bizneseve në drejtim të:
– zhvillimit të produkteve dhe shërbimeve inovative
– aplikimit të praktikave të gjelbra dhe qëndrueshme
– përfshirjes së studentëve dhe stafit akademik në projekte reale me bizneset
DHTIK mbetet e përkushtuar në rolin e saj si urë lidhëse ndërmjet sektorit privat dhe institucioneve akademike, duke kontribuar në krijimin e ekosistemeve bashkëpunuese përmes Living Labs, në përputhje me objektivat e projektit GreenWB.