Zyrtarë të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, të kryesuar nga Koordinatori Kushtrim Ahmeti dhe Menaxherja e Programeve Ndërkombëtare, Zana Beqiri, u pritën nga dekani Llambi Prendi dhe zëvendës dekanja për çështjet mësimore të Fakultetit të Biznesit të Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, Silvana Gashi.
Në këtë takim, zyrtarët e DhTIK-së shpalosën aktivitetet dhe angazhimet në mbështetje të bizneseve dhe bashkëpunimet ndërkufitare me partnerë nga Shqipëria.
Nga ana tjetër, drejtuesit e Fakultetit të Biznesit dhanë detaje rreth punës që po bëhet në sistemin arsimor.
Gjatë këtij takimi u shpreh gatishmëria e të dyja institucioneve për të lidhur bashkëpunim me qëllim të arritjes së synimeve të përbashkëta për zhvillimin e bizneseve dhe ekonomisë së të dyja vendeve.