Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë

Zyrtarë të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës kanë pritur në takim përfaqësues të Shoqatës së Eksportuesve të Çelikut nga Turqia.

Në këtë takim është diskutuar për organizimin e një forumi mes kompanive anëtare të dy shoqatave respektive nga sektori i çelikut.

Ky forum do të mbahet gjatë muajit shkurt të vitit të ardhshëm në Prishtinë.

Në këtë takim palët kanë shprehur gatishmërinë për avancimin e bashkëpunimit në shumë fusha dhe në të mirë të bizneseve të dy vendeve.