Në kuadër të angazhimeve të saj për të bashkëpunuar me institucionet arsimore, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, ka lidhur Memorandum Bashkëpunimi me British Gymnasium of Technology.
Kjo marrëveshje ka për qëllim vendosjen dhe zhvillimin e një bashkëpunimi të qëndrueshëm dhe strategjik ndërmjet Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë dhe British Gymnasium of Technology, i orientuar drejt ideimit, zhvillimit dhe realizimit të projekteve, programeve dhe aktiviteteve të përbashkëta me interes për zhvillimin institucional, ekonomik dhe shoqëror.

Përmes kësaj marrëveshjeje, palët synojnë të forcojnë lidhjen ndërmjet arsimit të lartë dhe sektorit privat, të nxisin inovacionin, ndërmarrësinë dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor, si dhe të krijojnë mundësi konkrete bashkëpunimi në kërkim shkencor, praktika profesionale, trajnime, iniciativa zhvillimore dhe projekte të financuara nga donatorë, në funksion të përfitimit të ndërsjellë dhe ndikimit pozitiv në komunitet.