Skip to main content

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë

Zyrtarë të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë zhvilluan një vizitë në kompaninë Agribau, ku me drejtuesit e kompanisë u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit dhe krijimin e iniciativave konkrete në mbështetje të fermerëve në Kosovë me makineri dhe teknologji moderne bujqësore, si një nga faktorët që mund të kontribuojë në rritjen e produktivitetit, efikasitetit dhe konkurrueshmërisë së sektorit bujqësor.

Agribau është kompani e specializuar në importimin dhe ofrimin e një game të gjerë të makinerive dhe pajisjeve moderne bujqësore nga vende të ndryshme të botës, duke ofruar zgjidhje të avancuara për nevojat e fermerëve dhe sektorit të bujqësisë.

DHTIK, përmes rrjetit të saj të bizneseve dhe memorandumeve të bashkëpunimit me komunat, do të mund të kontribuojë në krijimin e lidhjeve më të drejtpërdrejta ndërmjet kompanive, komunave dhe komunitetit të fermerëve.

Të dyja palët vlerësuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet sektorit privat dhe organizatave të biznesit në funksion të krijimit të mundësive të reja për zhvillimin e bujqësisë dhe fuqizimin e fermerëve në Kosovë.