Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë

Pas takimeve intensive të zhvilluara në mes të Grupit të Biznesit dhe Komunës së Prishtinës, ku përfaqësues nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka qenë z.Arsim Selmonmusaj Nënkryetari i Bordit, konkretisht në takimin e zhvilluar gjatë ditës së djeshme me datë 31/10/2023 palët janë dakorduar për vendosjen e një orari të ri të lëvizjes për furnitorët rreth qarkullimit të mjeteve motorike për furnizim me mallra nga Subjektet Afariste.

Orari i ri i qarkullimit për furnitorët i cili do të filloj të aplikohet pas njoftimit zyrtar që pritet të publikohet nga Komuna e Prishtinës është:

  1. Lejohet qarkullimi i mjeteve motorike nga ora 10:00 deri në orën 15:00;
  2. Lejohet qarkullimi i mjeteve motorike nga ora 18:00 deri në orën 07:00;

Ky Vendim është marrë në takimin e fundit të zhvilluar në mes të Grupit Punues të Bizneseve ku Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë është përfaqësuar nga Nënkryetari Arsim Selmonmusaj dhe Grupit Punues të Komunës së Prishtinës.

Për më tepër Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë që nga fillimi i aplikimit të Vendimit të Komunës së Prishtinës për kufizimin të qarkullimit të mjeteve motorike për furnizim me mallra nga subjektet afariste, ka reaguar që ky Vendim fillimisht të pezullohet deri në arritjen e një marrëveshje e cila është e përshtatshme për të dyja palët, gjë e cila tashmë ka ndodhur.