Skip to main content

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë mirëpret anëtarësimin e kompanisë Bottem Caffe, e njohur për përkushtimin ndaj cilësisë, inovacionit dhe zhvillimit të industrisë vendore.

E themeluar në vitin 2024, Bottem Caffe është ndërtuar mbi përvojën shumëvjeçare të një ekipi ekspertësh me mbi 20 vjet eksperiencë në industrinë e kafes. Kompania bashkon njohuritë e inxhinierëve dhe teknologëve të specializuar për të ofruar produkte me standarde të larta cilësie.

Në procesin e prodhimit, Bottem Caffe përdor teknologjinë më të avancuar, duke përfshirë pastrimin e kafes së gjelbër, pjekjen me pajisje moderne, si dhe bluarjen dhe paketimin me makineri të gjeneratës së fundit. Ky investim në teknologji dhe kontroll të cilësisë garanton një produkt të shkëlqyer për konsumatorët.

Me moton “Shije Tradite”, Bottem Caffe synon të ruajë dhe të përcjellë traditën e kafesë nga brezi në brez, duke ofruar një shije autentike dhe të paharrueshme në çdo filxhan.

https://www.facebook.com/profile.php?id=61570581033085

https://www.instagram.com/bottemcaffe