Shija unike e birrës tradicionale belge tashmë do të jetë më afër klientëve në Kosovë falë kompanisë “Belgian Brew Import”, e cila i është bashkuar familjes së madhe të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës.

“Belgian Brew Import” sjellë në tregun tonë cilësi dhe autenticitet të pakrahasueshëm të birrës artizanale dhe tradicionale nga Belgjika – vendi që njihet botërisht për mjeshtërinë e saj në prodhimin e birrës.

“Çdo birrë që importojmë përzgjidhet me kujdes për të ruajtur shijen origjinale dhe për të përçuar kulturën belge të prodhimit – nga shijet frutore dhe të erëzuara, deri te variantet pa alkool”. Me pasion për birrën cilësore dhe përkushtim ndaj klientit, “Belgian Brew Import” ofron produkte premium që pasurojnë ofertën e bareve, restoranteve, hoteleve dhe lokaleve në të gjithë Kosovën – duke u dhënë atyre një identitet të veçantë dhe një eksperiencë të paharrueshme për klientët.