Lajme
Për ne
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë është fryt i një analize të gjatë dhe të hollësishme të një grupi të afaristëve, të cilët duke parë ngecje të mëdha në fushën e të bërit biznes janë bashkuar për t’i dhënë një kahje më pozitive fushës më të rëndësishme në vend.
Në këtë kontekst, ne themeluesit e DhTIK-së, jemi afaristë të suksesshëm me përvojë shumë vjeçare në Kosovë dhe jashtë saj, që synim kryesor kemi rritjen e ekonomisë së vendit, të ofrojmë alternativa në afarizëm në këtë fazë të rëndësishme të konsolidimit të shtetit dhe të ekonomisë sonë.